Konference “Grate dhe Zgjedhjet”

Program i Drejtuar nga Global Opportunities Albania me mbeshtetje te Fondacionit Hans Seidel, Tirane Shqiperi

Ndryshimet ligjore qe u bene ne Shqiperi pergjate vitit 2008, neder te cilat ja vlen per tu permendur perfshirja e kuotave gjinore ne vendet e listuara dhe te zgjedhura ne ligjin “Per Barazine Gjinore ne Shoqeri” (Korrik 2008) dhe modifikimin e kodit zgjedhor (Dhjetor 2008), krijuar me kushte favorizuese per rritjen e pjesemarrjes se grave dhe vajzave Shqipetare ne politik ne nje nivel kombetar.

Zgjedhjet per Asamblene e Republikes se Shqiperise, te cilat u mbajten ne Korrik 2009, rezultuan ne me shume se dyfishimin e numerit te grave se Antare te Parlamentit, nga 7 % ne vitin 2006 ne 16.4% ne vitin 2009. Pavarsisht ketyre arritjeve, pjesmarrja e plote dhe e barabarte e grave/vajzave ne vendimmarrje vazhdon te jete e limituar. Perpjekjet per nje rritje pjesmarrjeje te vazhdueshme te ketij lloj eshte nje nga prioritetet per zhvillimin demokratik te nje vendi.  (MoLSAEO & OSCE, 2008).

Duke qene se jemi ne prag te zgjedhjeve per qeverisjen Shqiptare te kater viteve te ardhshme, Global Opportunities Albania rekomandon te organizoje kete konference per te rritur ndergjegjesimin ne rrolin dhe te drejtat e grave si kandidate dhe votuese; duke mbeshtetur partite politike per te perhapur informacione qe lidhen me kuotat gjinore dhe te sigurojne implementimin e tyre; ndertimin dhe / ose forcimin e kapaciteteve te grave ne nivel local, me qellimin per te rritur aftesite e tyre  per tu perfshire ne procesin elektoral si votuese, kandidate, dhe si pjese e administrates elektorale.

Objektivi kryesor i ketij aktiviteti eshte:

Identifikimi i strategjive per ngritjen e vemendjes se shoqerise shqipetare per perfitimin e rritjes se rolit te gruas ne zgjedhje;
Vendosja e strategjive per bashkepunim drejtimin e  zgjedhjeve te veres 2013.

Kjo konference do te mbahet per nje dite te plote duke kombinuar prezantimet e folesve me diskutimet qe do te ngrihen nga pjesemarresit. Do te jene me shume se 100 pjesemarres te ftuar.  

Vendorganizimi:

Hotel Tirana International, Tirane, Shqiperi

Target Groupi i Pjesemarresve:

Pjesemarres nga sfera te ndryshme te jetes sociale dhe politike si dhe vendimarres ne qeveri.

Qellimi:

Qellimet e Global Opportuities Albania per kete konference jane:

  1. Te rrise ndergjegjesimin ne rrolin dhe te drejtat e grave si kandidate dhe votuese dhe si pjese e administrates elektorale.
  2. Te identifikoje probleme/ ceshtje te nevojiten per tu adresuar per zgjedhjet e ardhshme.
  3. Te  shqyrtoj mundesine e krijimit te nje organizate te qendrueshme per promovimin dhe fuqizimin e grave ne jeten publike, nepermjet trajnimve, networkut, dhe mbeshtetjes se ndersjellte.

Periudha:

4 Prill


Drejtoresh Programi: Joniada Hito