Plotësoni anketën tonë mbi etikën e biznesit!

Më 15 Prill në përkujtim të Ditës Botërore të Sipërmarrjes, Global Opportunities Albania ka shpërndarë një anketë mbi etikën e biznesit për studentët dhe të diplomuarit nga universitetet në të gjithë Shqipërinë. Anketa ka për qëllim të vlerësojë shkallën në të cilën studentët dhe të diplomuarit ndjejnë që ka burime të përshtatshme në dispozicion për etikën e biznesit.

Anketa prej dhjetë-pyetjesh merr vetëm pesë minuta kohë dhe mund ta gjeni këtu.

Global Opportunities Albania dëshiron të përfitoj nga ky rast të falënderojë universitetet dhe institucionet e mëposhtme për ndihmën e ofruar në shpërndarjen e pyetësorit: Universiteti i Tiranës, Universiteti New York i Tiranës dhe SIFE Albania.